KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Avioni ushtarak Grek bie mbi Egje

Avioni ushtarak Grek bie mbi Egje

Një avion i flotës ushtarake ajrore të Greqisë është rrëzuar mesditën e së enjtes pranë ishullit Skyros të detit Egje. Bëhet fjalë për një avion të tipit “Mirazh 2000-5”, i cili kthehej nga një proçes ndërprerje të fluturimit të disa avionëve turq që kishin shkelur zonën ajrore të Greqisë. Ai bënte pjesë në një skuadrilje me një avion tjetër të të njëjtit tip, piloti i të cilit kur është ulur në aeroportin e ishullit ka raportuar se një minutë më parë kishte humbur nga kontakti pamor shokun e tij të skuadrës, që ndodhej para tij. Operacion i forcave të Marinës greke, nisi menjehrë për të zbuluar vendin ku mund të jetë rrëzuar avioni, që sipas informacioneve të para ndodhet vetëm 9 milje detare nga ishulli Skyros.  Rrëzimi i avionit ushtarak ndodh në një moment kur tensioni midis Turqisë dhe Greqisë është në pikën kulmore, ndërsa çdo ditë avionë ushtarakë grekë ndjekin dhe interceptojnë avionët turq mbi Egje.

Sicred