KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Avioni i parë “Made in China”

Avioni i parë “Made in China”

Avioni i parë i prodhuar në Kinë ka përfunduar fluturimin  e tij të parë, duke sfiduar kështu kompanitë prestigjioze si “Boeing” dhe “Airbus”. Pas 90 minutave në ajër, avioni më i madh kinez u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin Pudong në Shanghai. Aeroplani është një simbol i rëndësishëm i ambicieve të Pekinit për të hyrë në tregun e përgjithshëm të aviacionit. Super-aeroplani, i prodhuar nga firma shtetërore “COMAC”, ishte planifikuar që nga viti 2008, por prodhimi është e shtyrë në mënyrë të përsëritur.

Sicred