KRYEFAQJA » LAJME » Hapja e dosjeve të komunizmit/Fati i 1000 zyrtarëve në duart e ekspertëve

Hapja e dosjeve të komunizmit/Fati i 1000 zyrtarëve në duart e ekspertëve

Reforma në Drejtësi është një proçes sa i domosdoshëm aq dhe i vështirë. Të vështirë e bën “garancia morale” e pastërtisë së figurave të zgjedhura. Vettingu ka skualifikuar nga karriera disa figura për shkak të së shkuarës së tyre në shërbim të sistemit diktatorial. Të paktën kjo del nga biseda me krerët e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, një institucion relativisht i ri që kontrollon pastërtinë e figurave të zgjedhura në instanca të larta drejtuese të politikës dhe gjyqësorit. Biseda e zhvilluar me z. Skënder Virioni – Përgjegjës i Sektorit të Vettingut – nuk lë shteg për dyshime: disa të zgjedhur për të kryesuar Reformën në Drejtësi nuk kanë qenë të denjë për shkak të implikimit të tyre si bashkpunëtorë të ish-Sigurimit famëkeq. Pikërisht në këtë pikë delikate kur kërkohet “pastrimit i figurës” së zyrtarit të lartë, del në plan të parë roli institucional i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Me sa duket, problematika e evidentuar nga Autoriteti në këto çështje të nxehta të Reformës në Drejtësi (Vettingu), jep shpresa që qytetarët të shumtë dhe subjekte politike e shoqërore t’i drejtojnë kërkesa të shumta Kryesisë së këtij institucioni kontrolli. Vitet e fundit janë ngritur disa struktura qeveritare dhe joqeveritare që studiojnë dhe vërifikojnë të kaluarën e errët dhe raportet e fshehura që disa figura kanë patur me Dikturën dhe shërbin e saj sekret.

Sicred