KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Autoritetet tatimore nisin kontrollet në njësitë e akomodimit turistik bregdetar dhe malor
Vjero: Biznesi i vogël nuk ka kosto nga përfshirja në TVSH

Autoritetet tatimore nisin kontrollet në njësitë e akomodimit turistik bregdetar dhe malor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka hartuar dhe ndjek një strategji specifike për sezonin turistik 2017, sidomos në zonat bregdetare dhe ato të turizmit malor. Sipas Xhavit Currit (Nëndrejtori i Përgjithshëm i DPT), në këtë sezon qasja ndaj biznesit do jetë e mbështetur në modelin e analizës së riskut, konkretisht vizita fiskale, kontrolle nga zyra dhe ndërhyrje në territor aty ku do të konstatohen parregullsi. Administrata tatimore synon të garantojë ofrimin e shërbimeve konform legjislacionit si përputhja e çmimit të afishuar dhe dokumetuar në pajisjet dhe dokumetacionin fiskal si një përgjegjesi e përbashkët që turistëve vendas dhe të huaj t’ju ofrohet një trajtim korrekt, respektimin e detyrimit për deklarimin korrekt të të gjithë të punësuarve etj.

Sicred