KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Autoritetet shqiptare dënojnë sulmin terrorist në Mançester

Autoritetet shqiptare dënojnë sulmin terrorist në Mançester

Autoritetet e larta të shtetit shqiptar kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe mbështetjen e solidaritetin për pasojat e rënda të sulmit terrorist në Mançester. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi publik, shpreh hidhërimin e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë. Në solidaritet të plotë me qytetarët dhe autoritetet britanike, dënoj me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira”- shprehet presidenti shqiptar.
Ministria e Jashtme dënon në termat më të ashpër aktin barbar në Mançester. Ministri Ditmir Bushati u përcjell ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në çdo përpjekje në luftë kundër akteve të tilla”, tha ai. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar. Ambasada në Londër është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore. Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Londër është +44 (0) 75 18662630.

Sicred