KRYEFAQJA » LAJME » Autoambulancë për dhënien e ndihmës së parë edhe në Kombinat

Autoambulancë për dhënien e ndihmës së parë edhe në Kombinat

Një autoambulancë me një infermier për dhënien e ndihmës së parë do të ketë edhe në Kombinat. Kjo është një ndër 7 pikat e shpërndarjes në terren të shërbimit të urgjencës mjeksore , ku do të priten thirrje për ndihmë dhe vajtja tek pacienti i sëmurë në këtë zonë do të jetë më e shpejtë . Pranë qendres shëndetsore 6 ku është hapur ky stacionim ishte Minisitri i shëndetësisë Beqaj dhe ai i brendshem Tahiri .

“Ne besojmë se kalimi nga një pikë për Tiranën në disa pika, – një është në Kombinat, një është tek “21 Dhjetori”, një është në QSUT, një është tek spitali i Traumës, një do të vazhdojë të rrijë aty ku është edhe sot, tek stadiumi “Dinamo”, apo edhe në pika të tjera, do të bëjnë që koha e vajtjes të jetë më e shkurtër, që ne të përpiqemi që brenda qyteteve të arrijmë në një standard të pranueshëm rreth 12 minuta”.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm, z. Saimir Tahiri, falënderoi Ministrin Beqaj për këtë shërbim të ri, duke theksuar se, tashmë, banorët e zonës së Kombinatit do të mund të marrin një shërbim në një kohë shumë më të shpejtë. “Dua të falënderoj edhe Ministrin Beqaj që bashkë me ju, duke filluar nga sot, kemi një shërbim emergjence 24-orë në Kombinat, që ekzaktësisht nuk do jetë vetëm për Kombinatin po i vjen shumë më shpejtë në ndihmë edhe banorëve të Tiranës së Re tashmë, pra Prushit, Vaqarrit, deri në Ndroq.

Ashtu sikurse e tha dhe në raportim në komisionin e shëndëtësisë Beqaj përsëriti se brenda muajit prill do të kemi rinovim të flotes me 40 autoambulanca të reja dhe të pajisura mirë, dhuratë nga agjencia shtetërore turke TIKA.

Sicred