KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Austria në zgjedhje të parakohshme, Kurz favorit

Austria në zgjedhje të parakohshme, Kurz favorit

Austria voton për zgjedhjet politike të parakohshme. Sipas sondazheve, favorit për drejtimin e vendit është populisti 31-vjeçar Sebastian Kurz, i cili me një fushatë të fokusuar në çështjen e emigracionit përfundoi duke e kthyer partinë e tij nga e djathta. Por edhe në rast të një fitoreje, ai duhet të formojë koalicion qeverisës me rivalët e së djathtës ekstreme të Hajnc Kristian Straçe, në mënyrë që të mposhtë Koalicionin “Grosse” që është në pushtet prej 10 vitesh.
Qëndrat e votimi janë hapur në 06:30 me orën lokale austriake. Në të gjithë vendin 6.4 milionë qytetarë janë thirrur në votim për të zgjedhur 183 deputetët për të rinovuar parlamentin.
Sondazhet e fundit treguan se partia OVP e Kurz do të fitojë 33% të votave, e djathta ultranacionaliste 27%, socialdemokratët e kancelarit në detyrë Kristian Kern 27%.
Sipas studimit Liberalët e Neos, të Gjelbrit dhe Lista Pilc do të kalojnë pragun prej 4% dhe do të hynë në parlament.
Në sondazh tregohet një rritje e qartë e së djathtës ultranacionaliste, të cilët për të fituar pikë gjatë fushatës kanë përdorur çështjen e emigracionit. Gjithashtu kjo parti konsiderohet euroskeptike, dhe është shprehur qartë kundër shumë politikave të Bashkimit Europian.

Sicred