KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Austri-Shqipëri nis viti kulturor, dy kombe në shenjën e kulturës

Austri-Shqipëri nis viti kulturor, dy kombe në shenjën e kulturës

Simbolikisht ishin përzgjedhur imazhe nga Shqipëria në vitet 1916-1918 për të evokuar lidhjen historike mes shqiptarëve dhe austriakëve. Ekspozita dhe konferenca shkencore pagëzojnë nisjen e Vitit Kulturor Austri-Shqipëri. Me një program tej mase cilësor ngjarjesh kulturore që ngërthejnë muzikën, historinë, operan, letërsinë si dhe me një gjeografi që shkon përtej kufijve të kryeqyteti, koncepti dhe kulminacionet e kalendarit të aktiviteteve u bënë publik nga Ministrja e Kultures, Kumbaro dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Sattler. “Armët e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu u ruajten në një muze të vjenes, dukeshin në fakt sikur ishin një ogur i mirë që edhe ringjallja kulturore e shqiptarëve të kishte një lidhje të fortë tek Vjena perandorake e shekullit XIX dhe XX” tha Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro. “ Nuk është rastësi që këtë vit është zgjedhur shqipëria pasi midis dy vendeve tona ekziston tashmë një lidhje e ngushtë politike me një histori të admirueshme bashkëpunimi në shumë fusha” theksoi Ambasador i Austrisë Johan Sattler. Të përbashkëtat mes dy vendeve do të rizbulohen përmes kulturës në më tepër se 60 aktivitete ku një mbështetje të fortë kanë dhënë institucionet partnere si teatri i Operas dhe baletit dhe muzeu historik Kombëtar e në mënyrë të veçantë, sopranoja Inva Mula e cila e ka nisur vitin kulturor në nëntor të vitit të kaluar me koncertin “Tirana salutes Vienna”. “Ishte vërtetë një shpalosje e artit shqiptar në Vjenë dhe nuk mjafton ky koncert për tu përsëritur në pallatin e kongreseve me datën 15 shkurt ku Vjena saluton Tiranen” tha Soprano inva Mula. Por ndërkaq protagonistë të kulturës që bëhet urë mes kombesh nuk do të jetë vetëm muzika me koncerte si Nata e ballos vjeneze apo koncerte jazzi por një vend të veçantë do të zërë edhe letërsia një program i kuruar nga autorja dhe përkthyesja shqiptare Lindita Komani. Kalendari i aktiviteteve përfshin shkëmbime artistësh ku autorë të njohur të letërsisë austriake do të vijnë në Shqipëri për netët e letërsisë austriake. Ndërsa nga pikëpamja historike ishte Konferenca “Monarkia Austro- hungareze dhe Shqipëria në vitet 1916-18 ajo që çeli siparin e zbulimit të fakteve të reja të lidhjes historike mes dy kombeve tona.

Sicred