KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Austri, Partia Popullore e Kurzit fiton zgjedhjet e përgjithshme
Austri, Partia Popullore e Kurzit fiton zgjedhjet e përgjithshme

Austri, Partia Popullore e Kurzit fiton zgjedhjet e përgjithshme

Konservatorët e Sebastian Kurz fituan të dielën zgjedhjet legjislative në Austri, bëjnë të ditur rezultatet paraprake të televizionit publik. Në moshën 31 vjeçare Kurz është drejtuesi më i ri në Evropë. Partia e tij Partia Popullore e Austrisë, fitoi 30.2 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke shënuar një fitore të madhe për 31 vjeçarin.
Partia austriake e Lirisë kundër imigrimit arriti vendin e dytë me 26.8 për qind, ndërsa Partia Social Demokrate arriti të marr 26.3 për qind. Ne fushatën parazgjedhore Kurz premtoi të parandalojë një përsëritje të valës së emigracionit të vitit 2015 dhe shkurtojë aksesin ndaj përfitimeve të mirëqenies sociale për të sapoardhurit për të paktën pesë vjet. Kjo ishte arsyeja edhe pse ai mori kaq shumë vota.

Sicred