KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Austri, arrihet marrëveshja për koalicion
Austri, arrihet marrëveshja për koalicion

Austri, arrihet marrëveshja për koalicion

Në Austri është arritur marrëveshja për formimin e një koalicioni qeverisës mes partisë konservatore dhe populistëve të krahut të djathtë. Ky zhvillim vjen pas 7 javësh ngërç politik që mbërtheu vendin pas zgjedhjeve të 15 tetorit. Lideri i Partisë Popullore, Sebastian Kurz do të jetë kancelari i ri i vendit. Ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Hajnc Kristian Strashe, do të emërohet zëvendës kancelar. Kurz, i cili është lideri më i ri i europian, vetëm 31 vjeç, arriti të nxjerrë partinë e tij forcë të parë politike me një platformë që është kundër emigrantëve. Kjo është hera e parë në 11 vite që Partia Popullore merr postin e kancelarit të Austrisë.

Sicred