KRYEFAQJA » LAJME » Australian Open, Federer: Besoj te përvoja për të fituar

Australian Open, Federer: Besoj te përvoja për të fituar

Roger Federer, numri 3 i tenisit në botë, është gati për të filluar turneun e parë të rëndësishëm të 2019, Australian Open. “Shpresoj se përvoja ime do të më ndihmojë shumë për të fituar Australian Open. Ndihem shumë mirë. Mendoj se Hopman Cup më ka ndihmuar për të parë formën time”. Fillimi i vitit 2018 për zviceranin ka qenë i mirë, ndërsa gjysma e dytë nuk shkoi shumë mirë. Tashmë pas kaq shumë vitesh lojë në këtë sport ai e di se si duhet të veprojë për të kaluar momentet e vështira. “Me mendje, e di se mund të jem gati. Jam duke u përgatitur që edhe trupi të më përgjigjet po ashtu. Deri më tani kam qenë mrekullisht mirë. Nuk mund të ankohem”. Ndërsa numri 1 i botës në tenis, Novak Djokovic thotë pas kaq vitesh lojë e ndjen veten të ngopur. E pranon se do të vazhdojë të luajë për kënaqësi. “Nëse nuk kam ndonjë kuptim domethënës për atë që po bëj, nuk do ta bëja atë. Sidomos në këtë fazë të karrierës sime, që kam arritur të them ‘mirë, është e mjaftueshme’. Luaj për emocion të pastër dhe dashuri, për pasionin ndaj këtij sporti. Dhe përderisa e kam këtë dhunti do të vazhdoj”. Ai e kujton me emocion finalen e vitit të kaluar me Rafael Nadal teksa shprehet: “Ajo ndeshje kundër Nadal që shkoi pothuajse gjashtë orë në finalen e Australian Open do të qëndrojë gjatë në kujtesën time si ndeshje e madhe, më emocionuesja që unë kam luajtur ndonjëherë”. Xhokoviç e pëlqen shumë natyrën. “Kam një mik që ka një fik brazilian dhe më pëlqen të ngjitem aty. Madje ju premtoj se nëse fitoj Australian Open do të më shihni në majë të fikut”- ka thënë tenisti serb.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com