KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australia pro martesave gay

Australia pro martesave gay

Australianët kanë votuar në favor të legalizimit të martesës mes të njëjtit seks, në një sondazh historik jo-detyrues. “Vota tregoi se 61.6% e njerëzve preferojnë lejimin e çifteve të të njëjtit seks, për t’u martuar”, tha Byroja Kombëtare e Statistikave Australiane. Më shumë se 12.7 milion njerëz, ose rreth 79.5% e votuesve të përgjithshëm, morën pjesë në anketën postare tetë javore. Kryeministri Malcolm Turnbull tha se rezultati “i madh” do të thoshte se qeveria e tij do të synonte të ndryshonte ligjin në parlament para Krishtlindjeve. “Miliona australianë kanë folur dhe ata kanë votuar me shumicë dërrmuese për barazi martesore. Ata votuan po për drejtësi, po për përkushtim, po për dashurinë. Dhe tani na takon këtu në parlamentin e Australisë për të vazhduar më tej”, tha kryeministri australian. Mbështetësit filluan të festonin rezultatin në hapësira publike, në të gjithë Australinë, duke valëvitur flamuj ylber, duke kënduar e vallëzuar.

Sicred