KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australia miraton martesat mes personave të të njëjtit seks
Australia miraton martesat mes personave të të njëjtit seks

Australia miraton martesat mes personave të të njëjtit seks

Martesa mes personave të të njëjtit seks do të bëhet shumë shpejt e ligjshme në Australi, pasi dhoma e përfaqësuesve miratoi të mërkurën një projektligj historik për ndryshimin e Aktit të Martesave. Votimi ndodhi tetë ditë pasi projektligji u miratua edhe nga Senati. Pas kalimit të projektligjit, në parlament filluan festimet. Deputetë brohoritën, duartrokitën biles pati raste ku deputetë të opozitës u përqafuan me ata të mazhorancës. Rezultati i jep fund debatit që vijoi për më shumë se dhjetë vjet në lidhje me këtë çështje. Për Kryeministrin australian Malkom Tërnbull, Australia ia doli të arrinte barazinë. Ndërkohë pritet që projektligji do të kthehet zyrtarisht në ligj pasi të firmoset edhe nga guvernatori i përgjithshëm australian.

(Visited 6 times, 1 visits today)
Sicred