KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australia krijon sektorin e parë ushtarak kibernetik
kibernetike, Australia, krijon, sektorin e parë, sektorin ushtarak kibernetik

Australia krijon sektorin e parë ushtarak kibernetik

Australia ka krijuar sektorin e parë ushtarak të kibernetikës, në tentim për të luftuar sulmet kibernetike, ka thënë ministri australian Dan Tehan. Ai ka shtuar se misioni i këtij sektori do të jetë edhe rritja e sulmeve ndaj armiqve, sidomos ndaj Shtetit Islamik. Sektori i ri do të ndihmojë në rritjen e luftës kibernetike kundër Shtetit Islamik pasi sipas kryeministrit Malcolm Turnbull këto sulme kanë pasur ndikim në uljen e shtritjes së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Sulmet kibernetike i plotësojne sulmet ajrore dhe aktivitete të tjera të cilat janë pjesë e rolit të Australisë në mbështetjen e focave të koalicionit në Siri, që mbështeten edhe nga SHBA-ja. Sektori i ri do të jetë edhe në shërbim të mbrojtjes së forcave ushtarake të Australisë kundër sulmeve kibernetike. Ky vendim vjen pas bota u trazua nga sulmet kibernetike, duke përfshirë një sulm gjatë javës së kaluar që shenjestronte Ukrainën por përfshiu edhe vende të tjera.