KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australia dhe Koreja e Jugut, pro përjashtimit të Rusisë

Australia dhe Koreja e Jugut, pro përjashtimit të Rusisë

Koreja e Jugut dhe Japonia reagojnë ndaj vendimit të IOC për të ndaluar Rusinë nga Lojërat Olimpike dimërore të PjongÇeng. Australia e ka quajtur vendimin të rëndë por të duhurin. Duke folur me gazetarët në Sidnej, Shefi i Misioint të ekipit kombëtar të Australisë që do të marrë pjesë në olimpiadën e 2018, Ian Chesterman tha se ky vendim do të sjellë barazi në shumë disiplina sportive. “Përjashtimi i Rusisë nga Lojërat Olimpike dimërore nga ana e IOC është një vendim i përshtatshëm. Mendoj se ajo që pamë në Soçi ishte një turp. Jam i kënaqur që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mori një vendim kaq serioz. Çdo atlet i cili do të vijë nga Rusia në këto lojëra do të jetë testuar. Ata do të kalojnë kritere shumë strikte për të qenë atje. E kjo është e domosdoshme që në sport të mos ketë atletë të përfshirë në historinë e errët të drogës”. Ndërsa në Korenë e Jugut ka patur vendime të ndryshme për përjashtimin e Rusisë. Një pjesë thanë se mungesa e atletëve rusë mund të ulë interesin e njerëzve për Lojrat ndërsa të tjerët e mirëpritën vendimin. Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit japonez, Yoshihide Suga, tha se ata e pranojnë vendimin e IOC. “Ky manipulim sistematik i sistemit anti-doping në Rusi ishte një sulm i paprecedent në integritetin e lojërave olimpike. Kjo është arsyeja pse bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka pezulluar Komitetin Olimpik Rus me efekt të menjëhershëm, por gjithashtu ka respektuar të drejtat individuale duke lejuar atletët e pastër nga Rusia për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore PjongÇen 2018”. Ndërkohë që për përjashtimi e Rusisë ka folur edhe Tomas Bah, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar: “Ky sanksion për Rusinë duhet të fshijë një periudhë shumë të trishtuar për lëvizjen olimpike. Dopingu e ka detyruar IOC të marrë masa drastike për një sistem sa më efikas dhe më të fuqishëm anti-doping nën udhëheqjen e WADA-s Agjencisë Botërore Anti-Doping”.  Usisë iu ndalua të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, të cilat do të zhvillohen në Pjongçeng, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar gjeti prova të një “manipulimi sistematik të paprecedent” të sistemit anti-doping. Por gjithsesi do të lejohen të marrin pjesë, disa atletë rusë të cilët nuk janë përfshirë asnjëherë në përdorim dopingu. Ata do të konkurrojnë nën flamurin olimpik.

Sicred