KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australi, kapet 800 milionë euro metamfetaminë
Australi, kapet 800 milionë euro metamfetaminë

Australi, kapet 800 milionë euro metamfetaminë

1.2 ton është sasia e drogës që policia australiane ka kapur pas basitsjes së një moli në perëndim të vendit. Droga, e llojit metamfetaminë kristal, vlerësohet të kapë shifrën e 1 miliardë dollarëve australianë ose 800 milionë eurove. Tetë persona, të gjithë shtetas australianë të moshave nga 33 deri në 52 vjeç u arrestuan në lidhje me këtë ngjarje, dhe secili prej tyre mund të përballet deri me burgim të përjetshëm. Arrestimet u kryen pasi 59 çantat me droge po ngarkoheshin nga një anije në një furgon në mol. Metamfetamina kristal, e njohur edhe si akulli, përshkruhet si një nga drogat më të rrezikshme në Australi. Në vitin 2015, qeveria australiane ngriti një task forcë kombëtare për të luftuar përdorimin në rritje të akullit. Lëvizja erdhi pasi Komisioni Australian i Krimit u shpreh se kjo drogë ishte më e rrezikshmja e të gjitha substancave të paligjshme. Sasia e kapur të enjten është edhe më e madhja e sekuestruar ndonjëherë ne vend.