Sidnej përjetoi ditën më të nxehtë që nga viti 1939, me temperatura që në zona të ndryshme të qytetit arriti deri në 47,8 gradë Celsius. Që në fillim Zyra Meteorologjike e vendit tha se kjo do të ishte dita më e nxehtë në historinë e qytetit, pasi mati temperaturën 47,1 gradë Celsius në Penrith. Ndeshjet e turneut ndërkombëtar të tenisit, që po zhvillohen në Sidnej, u ndërprenë pasi temperatura në fushat e tenisit kishte kaluar mbi 40 gradë Celsius, çka detyroi tenisten e njohur, Kristina Mladenoviç që të tërhiqej pasi ishte ndjerë keq . Paralajmërime të ashpra nga zjarret u nxorrën për zonën më të madhe të Sidneit dhe u morën masa në të gjithë qytetin.
