KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australi, dënohet arqipeshkvi për fshehjen e abuzimit seksual

Australi, dënohet arqipeshkvi për fshehjen e abuzimit seksual

Një arqipeshkv katolik është shpallur fajtor nga një gjykatë australiane për fshehjen e abuzimit seksual me fëmijët në vitet 1970. Filip Uilson, tashmë arqipeshkv i Adelajdës, bëhet edhe zyrtari më i lartë katolik në botë që është paditur dhe shpallur fajtor për një krim të tillë. Gjatë gjyqit u provua se ai kishte fshehur dhe mbuluar rastet e abuzimit me djemtë e altarit kryer në vitet 70-të nga një koleg i tij pedoffil në Nju South Uells. Masa e dënimit ndaj Ulison do të vendoset në muajin qershor dhe ai mund të dënohet deri në dy vjet burg. Kolegu pedofil i Uillson ishte dënuar në vitin 2004 për abuzim seksual ndaj nëntë fëmijëve dhe kishte vdekur në burg në vitin 2006. Një nga viktimat e tij bëri të ditur në gjyqin kundër Uilson se në vitin 1976 ia kishte përshkruar abuzimin Uillsonit me detaje. Por Uilson asnjëherë nuk pranoi se ishte informuar për abuzimet.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com