KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australi, arrestohet një spiun ekonomik i Koresë së Veriut

Australi, arrestohet një spiun ekonomik i Koresë së Veriut

Një person u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Sidnei të Australisë pasi besohet se ka vepruar si agjent ekonomik për Korenë e Veriut. Sipas Policisë Federale të Australisë, 59 vjeçari Çen Han Çoi, ka vepruar si ndërmjetës për eksporte të paligjshme nga Korea e Veriut, siç është edhe shitja e qymyrit të vendi komunist drejt grupeve të caktuara në Indonezi dhe Vietnam. Ai gjithashtu akuzohet ka ndërmjetësuar shërbime që kanë lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut, përfshi edhe shitjen e shërbimeve speciale, siç është teknologjia e raketave balistike drejt subjekteve të huaja, në mënyrë që të siguronte të ardhura për regjimin e Kim Jong Jun. Ndaj Çen janë ngritur gjashtë akuza. Policia bëri të ditur se ekzistojnë prova që mbështesin dyshimet se zoti Çen ka qenë në kontakt me zyrtarë të lartë të vendit komunist. Rasti i zotit Çen, i cili ka jetuar në Australi për më shumë se 30 vjet, është i pari i këtij lloji në atë vend. Kjo është hera e parë që dikush akuzohet në Australi për dhunim të Aktit të vitit 1995 për Parandalimin e Armëve të Shkatërrimit në masë.

Sicred