KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australi: Arrestohen 5 persona që planifikonin sulme terroriste

Australi: Arrestohen 5 persona që planifikonin sulme terroriste

Policia e Australisë lajmëroi se ka arrestuar pesë persona, të dyshuar se kishin plane për të kryer një varg sulmesh me bomba në Ditën e Krishtlindjeve. Të dyshuarit ishin frymëzuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, dhe kishin planifikuar sulme në stacionin e trenit në Melburn dhe në një katedrale, tha nje zyrtar i lartë policor. Pesë personat e arrestuar, të moshës ndërmjet 21 dhe 26 vjeçare, nuk janë identifikuar, por policia thotë se katër prej tyre ishin të lindur në Australi, ndërsa i pesti ka lindur në Egjipt dhe ka shtetësi të dyfishtë egjiptiane dhe australiane. Në operacionin e përmasave të gjera të arrestimit u përfshinë 400 policë.

Sicred