KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Aurora Cakaj (Ndreu) çel ekspozitën e dytë personale

Aurora Cakaj (Ndreu) çel ekspozitën e dytë personale

6 muaj pas ekspozites së parë personale në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, piktorja Aurora Ndreu udhëtoi me pikturat e saj në Prizren, në qytetin e lashtë të tradites e kultures. Për tre ditë artëdashësit shijuan një pjesë të punime të pesë viteve të fundit. Pikturat e Ndreut kanë shumë dritë, shumë ngjyra, shumë dashuri : “Kjo ekspozitë ka shumë jetë ka shumë ngjyra. Në pikturat e mija zë vend figura e nënës, e detit”.

“Në tërësi Aurora bën përpjekje që ti harmonizoje pikturat njërën me tjetrën që të krijoje një harmoni pikturore që është me rëndësi për një krijuese, të paraqesë vijimësinë e piktures nga njëra pikturë tek tjetra” theksoi piktori Idriz Berisha. “Nga arti i Aurores gjithsesi ngjyra e kaltër dominon dhe ajo na thërret në një kaltërsi si simbol i paqes” tha kryetari i shoqatës kulturore “Fidani” Prizren Berat Batiu. Kjo ekspozitë u mbështet nga Shoqata Kulturore “Fidani” Prizren dhe u bë me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë Kombëtar Skënderbeu dhe140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sicred