KRYEFAQJA » LAJME » Audiopërgjimi i Biankut, Basha: Prova më tronditëse në këto 28 vjet, që qeveria e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze!
Audiopërgjimi i Biankut, Basha: Prova më tronditëse në këto 28 vjet, që qeveria e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze!

Audiopërgjimi i Biankut, Basha: Prova më tronditëse në këto 28 vjet, që qeveria e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi si zhantazh ndaj Ledi Biankut, gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut “për të bllokuar vendimet e Strasburgut për pronat” një audiopërgjimi të publikuar në media dhe kërkoi nisjen e hetimeve nga prokuroria. Në një dalje për mediat zoti Basha tha se kjo “është prova më tronditëse në këto 28 vjet, që e fakton qeverinë e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze”. “Engjëll Agaçi dhe Denar Biba, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me porosi të Edi Ramës, kanë kryer veprat penale të korrupsionit aktiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike” tha zoti Basha. “Prokuroria duhet të kishte nisur këtë mëngjes procedimin penal ndaj tyre, dhe duhet ta kishte komunikuar këtë publikisht, për të treguar se nuk është një vegël në dorën e Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij. Por prokuroria e kapur nga Edi Rama hesht, siç ka heshtur për çdo krim që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës” tha kreu i opozitës.

Sicred