KRYEFAQJA » LAJME » Atmosferë miqësore dhe konstruktive në takimin Bushati – Kotzias
Atmosferë miqësore dhe konstruktive në takimin Bushati - Kotzias

Atmosferë miqësore dhe konstruktive në takimin Bushati – Kotzias

Ministrat e Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Bushati dhe Kotzias, e kanë njoftuar në deklaratë të përbashkët kryerjen e një raundi bisedimesh dyditore në Kretë për çështjet e hapura dypalëshe. Duke qartësuar natyrën e zhvillimit të bisedimeve në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, dy ministrat e jashtëm konkludojnë për publikun se puna e kryer ishte substanciale.

Në të njëjtën frymë Shqipëria dhe Greqia përmes ministrave të jashtëm tregohen të kenë pranuar rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, ndërkohë që kanë rënë dakord për hapat e mëtejshëm. Sipas deklaratës këto hapa që duhen ndërmarrë, synojnë të arrijnë rezultate pozitive duke u mbështetur në vlerat dhe normat evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre.

Bisedimet konsiderohen në terma zyrtarë të përbëjnë një hap të rëndësishëm përpara, ndërsa paralajmërohet se përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet ekzistuese prej një kohe të gjatë do të vijojnë. Një takim i dytë i këtij formati deklarohet të jetë rënë dakort të mbahet në Shqipëri në vijim, për të vlerësuar progresin e arritur dhe vendosur hapat e mëtejshëm konkretë përpara.

Sicred