KRYEFAQJA » LAJME » Atletikë, “Kupa e Shqipërisë” në Elbasan Arena
Atletikë, Kupa e Shqipërisë në Elbasan Arena

Atletikë, “Kupa e Shqipërisë” në Elbasan Arena

Në Stadiumin Elbasan Arena në qytetin e Elbasanit Federata Shqiptare e Atletikës, ka zhvilluar aktivitetin e radhës, “Kupën e Shqipërisë”. Në të morrën pjesë 108 atletë nga 8 klubet e vendit si; Vllaznia, Skënderbeu, Tirana , Dinamo, Teuta, Partizani, Elbasani dhe dinamo 2014. Atletetët do të konkurrojnë në 38 disiplina si kërcim së gjati, 100 metra meshkuj dhe femra, 400 metra meshkuj dhe femra, e të tjera. Sipas Kryegjyqtarit Filip Nito, ekipet pretendente mbeten Vllaznia e Tirana. Gjatë konkurrimit ra në sy shpirti i garës midis atletëve meshkuj femra. Ekipi i Vllaznisë i cili kishte pjesëmarrës në shumë disiplina, u vlerësua ekipi më i mirë në “Kupën e Shqipërisë”.

Sicred