KRYEFAQJA » LAJME » Atletikë, Gega në Francë synon rekordin në 3000 metra

Atletikë, Gega në Francë synon rekordin në 3000 metra

Atletja Luiza Gega do të zbresë sonte në pistë në Francë, për garën e parë të vitit, atë të 3,000 metrave, ku, sipas trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, synimi mbetet thyerja e rekordit kombëtar. “Luiza debuton sot për herë të parë në 3000 metra, garë që them se do stabilizohemi sepse është gara test që ne kemi për 3000 metra me pengesa” tha ai për RTSH. Stërmasi u shpreh i sigurt që Gega do të thyente rekordin kombëtar. “E rëdësishme është se sa do të thyhet” tha ai dukes shtuar se “Gega me rezultatin e sotëm do të ishte në pesshen e botës. Më tej traineri Stërmasi thotë se Gega e ka hedhur vështrimin drejt Kampionatit Ballkanik dhe atë Evropian të Sallave të Mbyllura. “Liza ka pesë vjet që është Kampione e Ballkanit dhe ne nuk kemi më pretendeime për marrje kurore, thjesht bëjmë detyrën” tha Stërmasi. Luiza Gega kthehet në garë pas një periudhe stërvitore disajavore të zhvilluar në Kenia.

Sicred