KRYEFAQJA » LAJME » Atletikë, Gega: Fati nuk ishte me mua në garën e Berlinit!

Atletikë, Gega: Fati nuk ishte me mua në garën e Berlinit!

E mërzitur, natyrisht, por edhe me kokën lart, sepse edhe një vend i 4-t në Evropian për një vend si Shqipëria e për më tepër për gjendjen ku ndodhet atletika shqiptare është prapëseprapë një arritje. Kështu e ka mbyllur sportistja shqiptare, Luiza Gega, Evropianin e Atletikës që uli të dielën siparin në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Gega nuk arriti ta merrte vendin e 3-të dhe podiumin për vetëm 32 të qindtat e sekondës dhe, në një postim në profilin e saj në rrjetin social, Facebook, ajo shkruan: “Kampionati Evropian “Berlin 2018” u mbyll në vendin e katërt dhe pse luftova gjer në fund për medalje, isha kaq afër, por nuk arrita dot ta marr.” “Të them të drejtën, jam e mërzitur, sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve por fati nuk ishte me mua sot, – vijon shtatshkurtëra kuqezi, e cila erdhi në finish në një betejë me norvegjezen Grovdal.- Gjithsesi, ndihem vërtet shumë krenare për çfarë kam arritur këtë vit. Rekord kombetar, rekord mesdheu, kampione mesdheu dhe vendi katert ne Kampionatin Europian dhe per me teper jam e shendetshme dhe ndihem vertet e fortë dhe ne formë per ato qe pres te vijne ne vazhdim.” Më tej, Kampionia e Mesdheut në garën e 3,000 metrave me pengesa ka falënderuar sidomos trajnerin e saj, Taulant Stërmasi. “Fua te falenderoj te gjithe ato qe mbeshteten kete vit te sukseshem e te rendesishem te karrieres sime, sigurisht familjen time si dhe gjithe ato qe me urojne e motivojne pa fund. Faleminderit”, e mbyll postimin e saj atletja Luiza Gega.

Sicred