KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Atlantiku pritet të goditet nga të tjera stuhi të fuqishme

Atlantiku pritet të goditet nga të tjera stuhi të fuqishme

Tre stuhi po i vërtiten Atlantikut dhe parashikimet flasin për kërcënime të reja në zonat e goditura vetëm pak ditë më parë nga Uragani Irma. “Maria” është stuhia tropikale që tronditi të shtunën pjesën perëndimore të oqeanit Atlantik, një valë që pritet të rikthehet mbrëmjen e së hënës, e të vazhdojë me intensitet deri të mërkurën. Sipas parashikimit të qendrës kombëtare të uraganeve, bërthama e kësaj stuhie do të ketë në fokus ishujt Liuard  për 48 deri në 72 orë, e më pas të zhvendoset në Porto Riko dhe Republikën Domenikane për rreth pesë ditë. Kjo nënkupton që zonat tashmë të prekura nga uragani “Irma”, mund ti kthehet përjetimit të një stuhie tjetër në orët në vijim. Qendra kombëtare e uraganeve madje paralajmëron se intensiteti i uraganit Maria, mund të jetë aq i lartë sa të tejkalojë edhe parashikimet, duke zënë në befasi vendet respketive. Nga ana tjetër, Stuhia Tropikale Lee, ka përfshirë të shtunën pjesën lindore të Oqeanit Atlantik. Lee është përqendruar rreth 760 km në perëndim dhe jugperëndim të Afrikës veriperëndimore. Rrezikshmëri përbën edhe Uragani Hose, një stuhi e kategorisë së parë, e cila po fokusohet rreth 465 milje në juglindje të Karolinës Veriore dhe Bermudës. I njohur tashmë si stuhia e erërave të forta, Hose pritet të jetë prezent në këto zona, deri të hënën. Vitin e kaluar, Uragani Mateu, një tjetër stuhi e kategorisë së pestë ka shkaktuar dëme të mëdha në Ishujt Karaibe, duke vrarë më shumë se 500 persona vetëm në Haiti.

Sicred