KRYEFAQJA » LAJME » Athinë, bombë jashtë një gjykate

Athinë, bombë jashtë një gjykate

Një bombë shpërtheu mëngjesin e kësaj të premteje jashtë një gjykate në Athinë, disa orë pasi parlamenti miratoi masat për të gjobitur protestuesit të cilët mblidhen rregullisht në atë gjykatë. Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi pak para agimit, pasi persona të paidentifikuar morën në telefon redaksitë e dy mediave duke paralajmëruar për shpërthimin që do të ndodhte. Asnjë grup nuk ka marrë akoma përsipër përgjegjësinë e sulmit, i cili pasoi miratimin nga parlamenti grek të masave për gjobitjen e protestuesve që mblidhen rregullisht në atë gjykatë dhe shkaktojnë ndërprerjen e seancave gjatë të cilave shiten në ankand shtëpi të konfiskuara. Në orët e para të mëngjesit, polica rrethoi rrugët rreth gjykatës, e cila ndodhet në zonën më të ruajtur të qytetit, pranë selisë qendrore të policisë greke. Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se një roje sigurie kishte parë dy persona që kishin lënë një cantë në hyrje të gjykatës.

Sicred