KRYEFAQJA » LAJME » Athina zyrtare: Shqipëria të qëndrojë larg nga deklarata dhe akte që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona
Athina zyrtare: Shqipëria të qëndrojë larg nga deklarata dhe akte që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona

Athina zyrtare: Shqipëria të qëndrojë larg nga deklarata dhe akte që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona

Athina zyrtare reagoi të premten me një deklaratë, pasi ministria e brendshme shqiptare shpalli “non grata” 52 shtetas grekë të implikuar në veprime ekstremiste të enjten gjatë ceremonisë mortore të Kostandin Kaçifas. Kaçifas një shtetas shqiptar, pjestar i minoritetit grek, u eleminua nga policia shqiptare pasi kishte shtënë me armë ndaj saj në Bularat ditën kur kremtohej Festa Kombëtare e Greqisë. “Në këtë konjukturë delikate, presim nga Shqipëria që të qëndrojë larg nga deklarata dhe akte që rëndojnë klimën e marrëdhënieve tona” shënonte me një deklaratë MPJ e Greqisë.
Një ditë më parë persona të ardhur nga Greqia për të marrë pjesë në varrimin e Kaçifasit, protestuan me thirrje antishqiptare dhe bllokuan për disa minuta rrugën nacionale Gjirokastër – Kakavijë. Policia shoqëroi  12 persona dhe sqaroi pozicionet e tyre në ngjarje. “Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi” tha kreu i MB Sandër LLeshi duke deklaruar shpalljen e padëshirueshme të 52 shtetasve.

Sicred