KRYEFAQJA » LAJME » Athina në flakë, Meta ngushëllon Pavlopulosin
Zjarri në Greqi më vdekjeprurës në Evropë që nga viti 1900

Athina në flakë, Meta ngushëllon Pavlopulosin

Zhvillimet dramatike në Athinë periferia e të cilës është përfshirë nga zjarre gjigande, po ndiqen me ankth e shqetësim të madh edhe nga presidenti shqiptar Ilir Meta. Në një mesazh drejtuar homologut të tij grek Pavlopulos, zoti Meta shprehet se “Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrëfikëse greke. Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë” shkruan presidenti shqiptar Ilir Meta.