KRYEFAQJA » LAJME » Atentati tek “Komuna e Parisit”, arrest me burg për katër autorët

Atentati tek “Komuna e Parisit”, arrest me burg për katër autorët

Katër të akuzuarit për atentatin në kryqëzimin pranë rrugës Komuna e Parisit, dolën përpara gjyaktës për tu njohur me masën e sigurisë. Ndaj tre djemëve Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Igler Qose është formuluar akuza e vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ndërsa për Ardit Xhaferrin ajo e përkrahjes në krim. Prokurori kërkoi arrestin me burg për ta, duke sjell fakte që rëndojnë pozitat e të pandehurve në ngjarje. Pamjet filmike të siguruara nga kamerat në rrugë, kanë zbardhur rolin e gjithësecilit në ngjarje. E vetmja mënyrë për tu mbrojtur përpara gjykatës kanë qënë shpjegimet që çuan të rinjtë nga konflikti verbal në atë më armë. Ata u arrestuan në Vlorë të shtunën e 5 gushtit gjatë operacionit të koduar “Poker” në 3 Gusht rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip qëlloi me armë zjarri Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha.

Sicred