KRYEFAQJA » LAJME » Atentati në Vlorë, ndalohen 20 persona
Atentati në Vlorë, ndalohen 20 persona

Atentati në Vlorë, ndalohen 20 persona

Policia ka shoqëruar mbi 20 persona për ti marë në pyetje, pas atentatit të së mërkurës në Sheshin e “Flamurit” në Vlorë, viktima të të cilit ishin drejtori rajonal i OSHEE Roland Saliu dhe drejtori i një televizioni lokal Erven Hyseni.
Ende nuk ka zyrtarisht një pistë të qartë të hetimeve, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të lokaleve për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Pamjet e para të siguruara kanë fiksuar një person rreth 35 vjeç, i cili pasi ka zbritur nga një makinë me automatik në dorë, afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon me breshëri. Autori shihet të jetë i pamaskuar me veshje sportive dhe një kapele mbi kokë largohet me shpejtësi duke përfituar nga rrëmuja që ndodh në ato çaste.
Atentati ndodhi pasditen e 24 majit rreth orës 19:30 dhe mendohet se në shënjestër të vrasësve ka qenë Erven Hyseni, ndërsa drejtori i OSHEE është vrarë aksidentalisht. Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se autorët pas krimit kanë kaluar nga rruga “Muze” për të dalë më tej drejt qytetit dhe më pas kanë ecur në autostradë ku aty kanë djegur edhe automjetin tip BMW me targë AA 348 PC.

Sicred