KRYEFAQJA » LAJME » Atentati në Tiranë, dalin hollësi të reja
Atentati i së dielës në Tiranë, dalin hollësi të reja

Atentati në Tiranë, dalin hollësi të reja

Policia nuk ka ende të dyshuar për ekzekutimin mafioz gjatë mbrëmjes së djeshme pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tirançs. Burime policore thanë se për vrasjen e 32-vjeçarit, Emiljano Boçi, janë shoqëruar në polici 35 persona, por pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë.
Boçi u qëllua për vdekje në automjetin e tij menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet i shoqëruar nga e dashura e tij dhe miku i tij Melvin Disha, 27-vjeç i cili mbeti i plagosur. Ky i fundit ndodhet në spitalin e traumës jashtë rrezikut për jetën dhe është duke u marrë në pyetje nga grupi hetimor. Autori dyshohet të ketë qëlluar nga pjesa e pasme e makinës “Range Rover” në drejtim të vendit të shoferit çka tregon se objektivi ka qenë pikërisht viktima.
E dashura e 32-vjeçarit i ka shpëtuar mrekullisht plumbave të këtij atentati, ndërsa mësohet se ka qenë ajo e cila ka njoftuar forcat e policisë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se pistat ku po heton policia është ajo për pazaret e drogës, pasi mësohet se Boçi lëvizte vazhdimisht në Gjermani dhe Holandë dy vitet e fundit ku dyshohet se merrej me trafik kokaine, ndërsa një tjetër pistë është edhe ajo e hakmarrjes. Kjo për shkak se Emiljano Boçi ka qenë një person i njohur për policinë e kryeqytetit. Në 2010 në Selitë, Boçi dhe shoku i tij Roland Hoxha u përplasën me armë zjarri me Astrit Malajn dhe Artur Treskën, pas një sherri banal i nisur nga fjalët “pse më sheh”. Nga përplasja Treska dhe Boçi mbetën të plagosur, ndërsa ky i fundit u dënua për tentativë vrasje dhe para dy vitesh doli nga burgu.

Sicred