KRYEFAQJA » LAJME » Atentati në Shkodër, ende nuk ka hollësi
Atentati në Shkodër, zbardhet dinamika

Atentati në Shkodër, ende nuk ka hollësi

Ende nuk ka hollësi rreth ngjarjes të së shtunës në Shkodër kur nga një përthim eksplozivi 8 persona u plagosën mes tyre njëri shumë rëndë. Nga kamerat e sigurisë nuk është arritur të identifikohet personi që ka vendosur motoçikletën në hyrje të godinës, e cila ka patur të vendosur lëndën plasëse të telekomanduar.
Në pyetje janë marrë përveç dëshmitarëve okulare edhe një pjesë e të plagosurve, por edhe këta nuk kanë dhënë detaje pasi nga trauma e përjetuar kujtojnë vetëm momentin e shperthimit.
Të rezervuar për dhënien e detajeve kanë qënë edhe anetarët grupi hetimor. Ndërsa shefi i komisariatit të Shkodres Hamdi Shullani tha se çdo gjë sipas tij do të behet publike në momentin e duhur,.
Momentalisht nuk ka ende asnjë të ndaluar ndërsa shpërthimi i tritolit vendosur në motoçikletë ndodhi paraditen e së shtunës, në momentin kur Lulzim Kulla, objekti i atentatit do të hipte në mjetin e tij.

Sicred