KRYEFAQJA » LAJME » Atentati në Durrës: zbardhet dinamika, por jo autorët

Atentati në Durrës: zbardhet dinamika, por jo autorët

Dy ditë pas atentatit të tipit mafioz, ku mbetën të vdekur dy persona, Edison Harizaj në vendin e ngjarjes dhe miku i tij Genci Caci, që humbi jetën në spital,  ende nuk është zbuluar asnjë gjurmë e autorëve. Burime pranë grupit hetimor, bëjnë të ditur, se  në drejtim të automjetit, me të cilin po udhëtonin dy viktimat, janë lëshuar 50 plumba dhe i gjithë aksioni është organizuar me detaje. Dyshohet se pjesë e ekzekutorëve kanë qenë 5 persona. Të njëjta burime thonë, se kundërshtarët e Harizaj kishin informacion të detajuar për vendndodhjen e objektivit në Tiranë, çdo lëvizje të tij dhe personat me të cilët shoqërohej.

Harizaj, u qëllua teksa udhëtonte me një automjet tip “Audi” në drejtim të Vlorës, kur kundërshtarët i janë vënë nga pas, ndërkohë që i kanë zënë pritën në zonën e unazës së Durrësit, pak para se të mbërijnë në zonën e Plepave. Automjeti i tyre është gjendur mes dy të tjerave, njëra prej të cilave i ka prerë rrugën, ndërsa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri arme automatik kallashnikov ndaj viktimave.

Sicred