KRYEFAQJA » LAJME » Atentat në Tiranë, një i vrarë dhe një i plagosur
Atentati i së dielës në Tiranë, dalin hollësi të reja

Atentat në Tiranë, një i vrarë dhe një i plagosur

Një atentat ka tronditur mbrëmjen e së dielës Tiranën, ku një i ri ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri, në rrugën “Shefqet Musaraj”. Policia e ka identifikuar viktimën si Emiliano Boçi 32 vjeç. Sipas saj ai është gjetur i plagosur me armë zjarri në makinën e tij dhe është transportuar me urgjencë në spital, por pa munduar të mbijetojë. Në spital ka mbërritur edhe M.D 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e deritanishme të dy personat janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sicred