KRYEFAQJA » LAJME » Atentat në qendër të Shkodres, plagosen tre persona
Dy viktima në një atentat në Shkodër

Atentat në qendër të Shkodres, plagosen tre persona

Tre persona janë plagosur pas një atentati me armë zjarri mesditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në sheshin demokracia të qytetit, ku dyshohet se shtetasi me iniciale T. L, i cili po lëvizte me një golf ngjyrë jeshile, ka qëlluar tetë herë ndaj një 32 vjecari i cili mendohet se ka qenë shenjetra e atentatit. Si pasojë, shtetasi Dionis Lisi, 32 vjeç, ka mbetur i plagosur, por nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy kalimtarë të rastit, të cilët aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, autori është larguar drejt Shirokës, ndërsa uniformat blu gjetën automjetin e tij të braktisur në fshatin Zogaj. Arma e krimit u gjet në një kontenier mbeturinash. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, ndërkohë që po kryhet krehja e zones per kapjen e autorit të dyshuar apo dhe të ndonjë bashkëpunëtori të mundshëm.

Sicred