KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Atentat ndaj kryeministrit palestinez Hamdallah
Atentat ndaj kryeministrit palestinez Hamdallah

Atentat ndaj kryeministrit palestinez Hamdallah

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi, që kishte për shënjestër autokolonën e kryeministrit palestinez, Rami Hamdallah, ka shkaktuar disa të plagosur. Presidenti Mahmoud Abbas dënoi sulmin “frikacak” ndaj autokolonës dhe tha se për këtë ngjarje bën përgjegjës grupin e militantëve islamik të Hamasit, që dominon në Rripin e Gazës. Incidenti ndodhi mes tensioneve në rritje mes fraksioneve kryesore palestineze mbi implementimin e marrëveshjes së pajtimit të nënshkruar vitin e kaluar. Palestinezët në Gaza dhe në Bregun Perëndimor kanë sunduar më vete, që prej vitit 2007 kur një mosmarrëveshje mes Hamasit dhe Fatahut të udhëhequr nga Abbas u përshkallëzua në dhunë. Hamasi fitoi zgjedhjet parlamentare në territoret e pushtuara vitin pasardhës, ndërkohë që u rikthye në pushtet në Gaza pasi zmbrapsi Fatahun nga enklava palestineze. Sipas disa dëshmitarëve, një person që po kalonte me motor hodhi një pajisje shpërthyese drejt makinës së fundit të autokolonës së kryeministrit, vetëm pak pasi ajo kishte hyrë në Gaza përmes pikëkalimit të Erezit, që lidh enklavën me Izraelin.

Sicred