KRYEFAQJA » LAJME » Atentat me eksploziv në Fier

Atentat me eksploziv në Fier

Ka qenë ora 22.55 e mbrëmjes të së shtunës, kur Ervin Memo 38 vjeç teksa po hipte në makinën e tij, është përballur me një shpërthim të fuqishem. Pavarësisht se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe ka arritur të ndaje makinën në pjesë, Memo ka marrë vetëm plagë në fytyrë dhe po trajtohet në spitalin e Fierit. Sipas burimeve të para të informacionit mësohet se eksplozivi është vendosur poshtë makinës, por nuk dihet nëse ka qenë i telekomanduar apo i lidhur me çelësin e kuadrit. Ndonëse policia nuk ka dhenë detaje rreth pistës së hetimit, konflikti për pronësinë mendohet të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Sicred