KRYEFAQJA » LAJME » Atentat me dy të plagosur në Vlorë
Atentat me dy të plagosur në Vlorë

Atentat me dy të plagosur në Vlorë

Dy persona janë plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë, pas një atentati me armë zjarri pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, ku dy persona me motor i kanë prerë rrugën një makine tip “Audi” me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas, duke hapur zjarr. I plagosuri në gjendje të rëndë është identifikuar si 41-vjeçari Mikel Mehmeti, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës ku i është nënshtruar një hyrje kirurgjikale pas plagëve të marra në kraharor dhe bark. Personi i dytë i plagosur nuk është paraqitur në spital. Policia po ndjek zhvillimin e ngjarjes. Në afërsi të stacionit të trenit, ajo ka gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.

Sicred