KRYEFAQJA » LAJME » Atentat biznesmenit, e shpëton makina e blinduar
Atentat biznesmenit, e shpëton makina e blinduar

Atentat biznesmenit, e shpëton makina e blinduar

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Shijak në vendin e quajtu “4 rrugët”, por pa viktima. Sipas njoftimeve objekt i atentatit ka qenë biznesmeni Dashamir Gjoka. Ai ka qenë duke udhëtuar me familjen e tij kur është goditur me armë automatike nga një automjet tjetër që ecte paralel me të. Automjeti i Gjokës ishte i blinduar dhe plumbat nuk kanë depërtuar duke shmangur tragjedinë.
Menjëherë biznesmeni ka shkuar për në komisariatin e policisë ku denoncuar ngjarjen. Policia po heton intensivisht.
Dashamir Gjoka, njihet si një person i cili ka të shkuar problematike me drejtësinë jo vetëm shqiptare, por edhe italiane. Ai rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Atij i është sekuestruar edhe një kompleks modern rreth 7000 metra katror në Shijak, pasi nuk ka mundur të justifikojë burimet e krijimi të tij.

Sicred