KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Astana, nisin bisedimet për zgjidhjen e krizës siriane
Astana, nisin bisedimet për zgjidhjen e krizës siriane

Astana, nisin bisedimet për zgjidhjen e krizës siriane

Bisedimet e reja për zgjidhjen e krizës siriane kanë nisur në kryeqytetin kazak, Astana. Takimi negociohet nga Rusia dhe Irani, që mbështesin qeverinë siriane, si dhe nga Turqia, që mbështet rebelët. Për herë të parë është formuar delegacioni i opozitës nga përfaqësues të rebelevë të armatosur sirianë. Organizatorët e bisedimeve janë përpjekur që të ulin pritshmëritë për një zgjidhje të mundshme, ndërsa rebelët thanë se nuk do të zhvillojnë negociata të drejtpërdrejta me qeverinë. Bisedimet e fundit mes palëve ndërluftuese, që u negociuan nga OKB-ja, u ndërprenë në fillim të vitit 2016. Grupet xhihadiste si Shteti Islamik nuk janë pjesë e negociatave, ndërsa mësohet se, sipas Ministrisë së Jashtme kazake, bisedimet pritet të mbarojnë të martën. Analistët thonë se, kaq pak kohë nuk mjafton për gjetjen e një zgjidhjeje, duke konfirmuar zërat e mëhershme se këto bisedime shërbejnë për testuar terrenin dhe mundësitë që ekzistojnë. Diplomatët thonë se, që pas Aleppos, një humbje shumë e rëndë për rebelët, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Për më tepër, aleanca mes Turqisë dhe Rusisë, me shpresën për të ndryshuar hartën gjeopolitike të Sirisë, është një tjetër ndryshim i rëndësishem në situatën e komplikuar siriane.