KRYEFAQJA » LAJME » Asnjë shërbim shtetëror për fëmijët me aftësi të kufizuar

Asnjë shërbim shtetëror për fëmijët me aftësi të kufizuar

Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve, e gjeti edhe këtë vit Shqipërinë mes të paktave vende që nuk ka asnjë institucion shtetëror të dedikuar për të ofruar shërbime, për fëmijët me aftësi të kufizuara. Inciativat vullnetare të prindërve të këtyre fëmijëve për të ofruar këto shërbime janë e vetmja derë e hapur për ta, por edhe këto pa asnjë mbështetje nga shteti. Sipas drejtoreshës së qëndrës ‘Ndihmoni Jeten’ , edhe ajo prind i një fëmijë me aftësi të kufizuara, mbështetja financiare që jep për fëmijët me këtë problematike është e papërfillshme krahasuar me kostot e shërbimit ndaj tyre.

Mungesa e qëndrave shtetërore për ofrimin e shërbimeve për këta fëmijë po rëndon në vijimësi situatën e mijera familjeve në Shqipëri. Sipas psikologes, Loreta Boci, ndërhyrja në moshë sa më të hershme me shërbime të dedikuara për këta fëmijë është jetike për të ardhmen e tyre.

Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri janë rreth 1 800 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale, por studimet e organizatave që kanë në fokus fëmijët, evidentojnë një numër shumë herë më të lartë, që shkon në rreth 4 mijë fëmijë. Në mungesë të vëmendjes së strukturave shteterore , më shumë se gjysma e tyre jetojnë vetëm falë sakrificave ekstreme të familjeve .

Sicred