KRYEFAQJA » LAJME » Asnjë rezultat nga takimi Rama – Basha
Ende asnjë rezultat pas takimit dy orësh mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha të inicuar nga presidenti Mejdai. Lajmin e dha zoti vetë zoti Rama për gazetarët. "Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje" tha ai ndërsa përsëriti ofertën tashmë të njohur për PD.

Asnjë rezultat nga takimi Rama – Basha

Ende asnjë rezultat pas takimit dy orësh mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha të inicuar nga presidenti Nishani. Lajmin e dha zoti vetë zoti Rama për gazetarët. “Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje” tha ai ndërsa përsëriti ofertën tashmë të njohur për PD.  Zoti Rama tha se data e zgjedhjeve nuk ndryshon dhe se ato do të mbahen më 18 qershor. Disa media shkruajnë se oferta Rama është më e mirë se ajo e ofruar nga ndërkombëtarët javën e kaluar. “Koha po kalon me shpejtësi” tha kryeministri. “Nuk do të ketë ofertë  tjetër” . “Më mirë vonë se kurrë” shtoi ai.

Mossuksesin e takimit e konfirmoi edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. “Takimi ishte për fat të keq përsëritje e takimit të djeshëm” tha zoti Basha. Sipas tij Rama erdhi pa ofertë , mungesë totale e përgjegjësisë për zgjidhjen e krizës në vend. Ai e konsideroi si të tmerrshme praninë sipas tij “të kriminelëve në zyrat e shtetit” dhe kthimit të vendit në “Kolumbi të Europës”. Zoti Basha deklaroi se Rama synon që me paratë e drogës të mbajë pushtetin. Kreu i PD tha se populli nuk do të pranojë vjedhjen e zgjedhjeve, por do të jetë i gjithi në këmbë. Edhe më tej zoti Basha ka përsëritur kërkesën për qeveri teknike dhe votim elektronik, ndërsa ka shtuar shtyrjen e zgjedhjeve për gjashtë muaj.

Sicred