KRYEFAQJA » LAJME » Aselborn: Në 2018 Luksemburgu do propozojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE
Aselborn: Në 2018 Luksemburgu do propozojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Aselborn: Në 2018 Luksemburgu do propozojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

Në vitin 2018 ne do të propozojmë hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë, por kjo varet edhe nga ju. Kështu është shprehur gjatë takimeve të zhvilluara në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn. Në takimin e zhvilluar me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci, diplomati nga Luksemburgu theksoi se Shqipëria duhet të vijojë reformat që ka marrë, për ta bërë sa më të natyrshme, hapjen e negociatave. Ndërsa në takimin e zhvilluar me homologun e tij shqiptar Bushati, Aselborn theksoi problematikën që shteti i tij ka ndjerë, me çështjen e azilkërkuesve. Ai tha se liberalizimi i vizave nuk duhet parë si mundësi nga shqiptarët për të kërkuar. Lidhur me çështjen e pavarësisë së Katalonjës, diplomati europian u shpreh se është çështje që duhet të zgjidhet mes Madridit dhe Barcelonës.

Sicred