KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Artistët shqiptarë në qytetin e Artit

Artistët shqiptarë në qytetin e Artit

Dy artistë shqiptarë do të mund të bëhen pjesë e një programi rezidencial në Itali. Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin “Pistoletto” mundëson për të dytin vit rradhazi të drejtën e pjesëmarrjes së dy artistive të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” ne Biella, Itali. Ky program i cili do të zhvillohet për një periudhë 2 javore në tetor të këtij viti i jep mundësinë dy artistëve për të drejtën e studimit që përfshijnë shpenzimet e plota dy artistëve shqiptarë. Artistët që do të përzgjidhen nga një komision profesionistësh në UNIDEE -“Universita delle Idee” të Italisë, nëpërmjet modulesh disa ditore të hapura për artistët, kuratorët dhe studentët ndërkombëtarë që do të banojnë në “Qytetin e Artit”, do të marrin njohuri dhe dije nga partnerë akademikë dhe një sërë artistësh ndërkombëtarë. Programi rezidencial ndahet mes dy hapësirave kulturore: “Cittadellearte” në Biella të Italisë, themeluar nga Michelangelo Pistoletto në vitin 1998 dhe Rezidencën “Art House” në qytetin e Shkodrës, krijuar nga artisti Adrian Paci në vitin 2015.

Sicred