KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Artistët shqiptarë në Kuvend për Teatrin Kombëtar
Basha: Rama të tërheqi ligjin për teatrin ndryshe pasojat do të jenë të paparashikueshme

Artistët shqiptarë në Kuvend për Teatrin Kombëtar

Në komisionin parlamentar të medias përfaqësues të sindikatave të artistëve, risollën kërkesën për të mos shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre argumentet me të cilat po justifikohet shembja, nuk qëndrojnë ndërsa arsyet e lënies së godinës së këtij Teatri deri në degradim janë të dyshimta. Pavarësisht debateve sipas deputetit të Partisë Socialiste, Fidel Ylli, për fatin e Teatrit Kombëtar nuk ka ende asnjë vendim e asnjë projekt të saktë. Një qëndrim që sipas deputetes Albana Vokshi bie, nëse u referohesh deklarateve dhe hapave të hedhur në lidhje me Tetarin Kombëtar. Nga seanca dëgjimore në Komisionin e Medias , ku mungonte sërish Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, artistët i kanë përsëritur asaj kërkesën për prezencë në një debat të hapur mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.

Sicred