KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Arti kontemporan njujorkez në Tiranë

Arti kontemporan njujorkez në Tiranë

Fractured Body – Trupthyer është tema që ka bërë bashkë 18 artistë amerikanë dhe dy shqiptarë të cilët nga Nju Jorku ekspozojnë në galerinë FAB në Tiranë. Artistët bashkëkohore vijnë në Tiranë me vizatime që kanë në qendër të tyre qënien njerëzore, trupin dhe gjuhën e tij dhe bashkë i ka bërë një artist shqiptar Alkan Nallbani i cili reflekton dëshirën dhe vullnetin që arti të komunikoje duke rrëzuar barriera shtetesh dhe kontinentesh si në këtë rast. “Këtë ide që mund të dukej bukur e parealizueshme u bë realitet në mënyrë shumë organike. Tani arti edhe pse vjen nga një distancë e largët rri natyrshëm dhe krijon marrëdhënie të sinqerta me publikun” tha artisti Alkan Nallbani. Bashkautor dhe profesor në Universitetin e Arteve Pamore në Nju Jork Graham Day Guerra paraqitet me veprën Body Palimsest ku ai trupin njerëzor e vesh herë me kodin gjenetik e herë me figuriacionet simbol të religjioneve kryesore.“Ashtu siç e përmendët ju është një vepër e titulluar Body Palimsest e bazuar në disa pjesë të të njëjtit subjekt. E para është prezantimi i trupit njerëzor në formën sekulare dhe shkencore, mund të shohësh ADN-në, molekulat dhe anatominë. Ndërsa imazhi tjetër është shpirtëror ose fetar. Trupi i veshur me simbolet e feve të mëdha budizmit, hinduizmit, krishtërimit dhe islamit” tha artisti amerikan Graham Day Guerra. Ekspozita në galerinë Fab do të qëndroje disa ditë e hapur duke u bërë edhe një workshop i qënësishëm për studentët e arteve pasi shumica e artistëve amerikanë janë edhe profesorë në Universitetet më të mira të arteve pamore në Nju Jork.

Sicred