KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Arti i pikturës, dialog dhe monolog

Arti i pikturës, dialog dhe monolog

Arti i pikturës është konceptuar dhe praktikuar si arti solitar, artisti dhe kavaleti të cilët shoqërohen vetëm nga penelat dhe bojrat. Por dinamizmi i artit bashkëkohor sot kërkon jo vetëm monologun por edhe dialogun mes artistëve. Pikërisht mbi këtë koncept studentët e universitetit të arteve nën drejtimin e dy pedagogëve Merita Selimi dhe Helidon Haliti kanë punuar prej disa ditësh duke nisur nga vetvetja për të sjellë një punë gjigande që flet veçmas por flet edhe në harmoni me të tërën. “Kjo është një eksperiencë ndryshe sepse secili ka individualitetin e tij. Çdokush e sheh pikturën sipas mënyrës së tij peronale dhe e interpreton atë.”  Një vizatim gjigand i cili përpiqet që nga individualizmi artistik si dhe puna në grup të prekë një temë mjaft të ndjeshme, marrdhënia me natyrën. “Marrdhënia po fillon të bëhet shumë e largët duke përfshirë industrializimin. Jemi munduar të që të krijojmë një pikënisje më intersante.” – thotë n jë artiste e re. I mësuar me të tilla punë gjigande me artistët e akuarelit, artisti dhe pedagogu Helidon Haliti ka synuar që përvojën e tij ta ndajë me studentët sidomos në teknikën e akuarelit. “U munduam që ti nxjerrim artistët e rinj, nga monologu tipik dhe te krijojmë një lloj dialogu. Vumë re se secili prej tyre kishte një dilemë të një mediumi të cilin nuk është se e trajtone.” Reflektimi disa ditor i artistëve të rinj është bazuar pikërisht mbi raportin me natyrën duke i ndihmuar të krijojnë një dialog me vetveten por edhe me tjetrin.

Sicred