KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Artes nga Elsa Demo – Njeriu i parëndësishëm në ekran
Artes nga Elsa Demo - Njeriu i parëndësishëm në ekran

Artes nga Elsa Demo – Njeriu i parëndësishëm në ekran

Filmi “Nëntor i ftohtë” i Ismet Sijarinës, i vendosur gjatë zhvillimeve politike në Kosovë, si pjesë e ish-Jugosllavisë në vitet ’90, përcjell thjeshtësisht një dramë njerëzore me një stil tërësisht të kërkuar.

Për të mbajtur familjen, një burrë (Kushtrim Hoxha) vendos të vazhdojë punën në fabrikën serbe; të shoqen (Adriana Matoshi) e kap ankthi i një sëmundje të keqe; i biri endet mes ëndrrash erotike kur Prishtina proteston me zhurmnajën e çelësave dhe tenxhereve.

Mjedisi i rindërtuar i apartamenteve, ndjesia e të ftohtit dhe e lagështisë, stili i kompozimit të kuadrit, nxjerrin në qendër personazhe, që i përkasin një bote tashmë nostalgjike, e patrajtuar në kinemanë e Kosovës. Personazhe që shfaqin të vërteta relative në raport me qëndrimet për një histori në kufijtë e epikes.

“Nëntor i ftohtë” pati premierë botërore në festivalin e San Sebastianit, u vlerësua me Çmimin e Publikut në Festivalin e Zyrihut, dhe në Festivalin e Bosforit, Kushtrim Hoxha u vlerësua “Aktori më i mirë”.

Filmi u shfaq vetëm një natë në Tiranë pa mundur të komunikojë me publikun e gjerë.

Të ftuar në studio: Ismet Sijarina – regjisor, Arian Krasniqi – skenarist.

Ndiqni “Artes” nga Elsa Demo,  të mërkurën  ora 18:50 në RTSH 1HD

Sicred